Nga jashtë duket si çdo furgon Mercedes Sprinter, por enterieri i punuar në detaje nga Carlex Design, e dallon atë nga shumë të tjerat.
Brendësia e punuar nga lëkura kualitative dhe druri i shtrenjtë, është një nga më të mirat që është parë në makinat e kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.
Fillimisht duket si ndonjë aeroplan privat, ngaqë hapësira e bollshme ka dhënë mundësi të mira që gjithçka të punohet si duhet.
Më poshtë mund të shihni nga afër këtë enterier, që është bërë me punë dore. /Telegrafi/