Telegrafi

Enrique: Van Gaal, njëri nga trajnerët më të mirë në histori të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është njeri i fundit që ka folur rreth trajnerit të pensionuar, Louis Van Gaal.

Luis Enrique ka shumë respekt për trajnerin holandez, të cilin e ka cilësuar si njëri nga më të mirët në histori të trajnerëve të Barcelonës.

“Louis van Gaal është një nga trajnerët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë këtu në Barça”, ka thënë fillimisht Enrique, përcjell Telegrafi.

“Kam mësuar shumë prej tij. Ai ka një karakter të fortë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Enrique ka punuar për tri sezone me Van Gaalin te Barcelona, ku për këto vite kanë fituar dy La Liga, një Copa del Rey dhe një UEFA Super Cup. /Telegrafi/

Van Gaal duke ia dhënë instruksionet ish-futbollistit të tij, Enriques.