Telegrafi

Enrique: Titulli vendoset në ndeshjen e fundit

Luis Enrique ende beson se skuadra e tij, Barcelona, mund të fitoj titullin në La Liga këtë sezon.

Trajneri i Barcelonës ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundjavës ndaj Villarrealit në Camp Nou.

Lexo po ashtu Gazeta katalunase "zbulon" trajnerin e ri të Barcelonës (Foto)

Enrique ka deklaruar që skuadra e tij duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe pastaj të shpresoj në titullin kampion, pasi deri në ndeshjen e fundit gjithçka është e hapur.

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje për të pasur ndonjë shpresë për të fituar ligën”,  ka thënë fillimisht Luis Enrique.

“Fillimisht kjo varet nga vetja dhe nga ajo që ne bëjmë”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Suarez: Duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, t’i bëjmë presion Realit

“Në vitin tonë të parë fituam ligën në ndeshjen e parafundit, vitin e kaluar ishte loja e fundit, këtë vit duket sikur do të zbresë në ndeshjen e fundit.

“Nëse dikush e di se çfarë do të ndodhë, ju lutem më tregoni. Çdo vit është tregimi i njëjtë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/