Luis Enrique ishte në një humor të mirë para ndeshjes me Real Betisin, pasi ai iu tha gazetarëve ‘më thoni ju’ nëse ndeshje e së shtunës është loja e fundit e Claudio Bravos për Barcelonën.
Konferenca e parë e për shtyp e Enriques në La Liga për sezonin e ri ishte e dominuar nga pyetjeve në lidhje me Bravon, i cili është raportuar se është në prag të bashkimit me Manchester Cityy, por trajneri i Barcës ka preferuar të marrë një përgjigje nga të pranishmit, pasi vet nuk ka ide për largimin e tij.
“Skuadra nuk është vetëm në lidhje me Claudion”, ka deklaruar fillimisht Enrique, transmeton Telegrafi.
“Ajo që unë vlerësoj më shumë nga të gjithë lojtarët e mi është se ata tregojnë ambicie në çdo seancë trajnimi, jo vetëm në lojëra”
“Nuk i kushtoj vëmendje largimit të Bravos, unë nuk do të flas për supozime. [Të dielën do të jetë ndeshja e fundit Bravos?], Unë nuk e di. Më thoni ju”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/