Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka mbrojtur lojtarin e tij, Luis Suarez.
Sipas Enriques, lojtari ka një personalitet karakteristik.
“Unë flas me Suarezin për ditë. Mbrojtësit çka nuk i bëjnë atij, asgjë nuk ndodh, por kur një sulmues si ai ndërhynë, atëherë është keq”.
“Suarez po bën mirë dhe po përmirësohet. Suarez ka një personalitet që e dua. Unë e dua atë. Ai është vital për ne”, u shpreh Enrique.
Barcelona këtë fundjavë shkon te Real Sociedadi. /Telegrafi/