Barcelona shkon me një avantazh të madh në finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas pas suksesit 0-2 që arriti në sfidën e parë që u zhvillua të dielën në Ramon Sanchez Pizjuan.
Gjithsesi trajneri i blaugranave Luis Enrique nuk i zë aspak besë formacionit të drejtuar nga Jorge Sampaoli dhe kërkon nga skuadra një gol të shpejtë në Camp Nou këtë të Mërkurë për të mbyllur llogaritë.
“Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen dhe të jemi superiorë në lojë ndaj Sevillas, duke luajtur futbollin tonë më të mirë. Futbollistët e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme sepse në fund të 90 minutëshit mund të fitohet një trofe dhe nuk kanë nevojë që unë ti motivoj nga ana emocionale”.
“Edhe pse vijmë me një avantazh të rëndësishëm në këtë sfidë kjo është ndeshje që mund të rihapet në çdo moment kështu që do të provojmë të shënojmë të parët”.
“Jam i sigurt se edhe këtë herë do të kemi përballë një rival të frikshëm, sepse ekipet e mëdha nuk e ndryshojnë filozofinë e tyre, skuadrat e Sampaolit akoma më pak”.
“Pres një ndeshje të vështire dhe të komplikuar pasi është e pamundur që Sevilla mos të të hapë probleme. Ndeshja e parë më la ndjesi të mira, pasi skuadrat shfaqi një formë të kënaqshme por tashmë duhet të mendojmë vetëm për takimin e kthimit”.