Telegrafi

Enrique, Pochettino dhe Tuchel në listën e Tottenhamit për ta zëvendësuar Conten

Tottenhami ka një listë me kandidatët që priten të zëvendësojnë Antonio Conten këtë verë.

Gjigantët e Ligës Premier ka të ngjarë të shkarkojnë italianin në ditët në vijim.

Deklarata e tij pas barazimit 3-3 kundër Southamptonit rezultoi në një reagim të furishëm në prapaskenë nga kryetari i Spurs, Daniel Levy.

Lexo po ashtu Bëhet virale videoja që shfaq Conten duke u kthyer në Itali me fluturim të lirë, Tottenhami pritet ta shkarkojë këtë javë

Sipas The Telegraph, Mauricio Pochettino, Luis Enrique dhe Thomas Tuchel janë në listën e Tottenhamit për të zëvendësuar Conten.

Çështja për Spurs është nëse ata duhet të qëndrojnë me italianin deri në verë apo ta shkarkojnë atë tani.

Nëse ata ndajnë rrugët në ditët në vijim, atëherë Ryan Mason do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. /Telegrafi/