Ousmane Dembele vodhi vëmendjen në ndeshjen e PSG -së kundër Girona të mërkurën, edhe pse jo ashtu siç shpresonte.
Në fillim të pjesës së dytë, francezi e gjeti veten në një mundësi të artë, por vetëm për ta humbur atë që dukej si një gol i sigurt.
Luis Enrique nuk u besonte syve dhe reagimi i tij ishte i dukshëm nga ajo çfarë bëri francezi.
Në anën e mirë, PSG ia doli të fitonte 1-0, duke e nisur formatin e ri në Ligën e Kampionëve me fitore.
Takimi i radhës për parisienët do të jetë më i vështirë, pasi përballë do ta kenë Arsenalin. /Telegrafi/