Telegrafi

Enrique: MSN tandemi më i mirë sulmues

Enrique bisedoi gjysmë ore me lojtarët...

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, beson se treshja sulmuese Messi, Suarez dhe Neymar është më e mira në botë.

Që të tri sulmuesit ishin në listën e realizatorëve në fitoren ndaj Villarrealit në Camp Nou.

Dhe, Enrique beson se ata janë më të mirët në botë.

“Për shkak të vështirësisë për të marrë pikë, ishte shumë me rëndësi fitorja”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barces

“Nga fillimi ne ishim efikas në lojë. Në pjesën e dytë ritmi ishte ndryshe dhe ne jemi ndjerë më mirë. Villarreali u mbrojt sepse patëm një ndeshje shumë të kompletuar”.

“MSN? Vite më parë unë kam dëgjuar se ata nuk mund të ketë më shumë se një sulmues të mirë në një sukadër. Shikoni tri super sulmues, ne shkojmë përpara me ta”.

“Nuk e di nëse janë më të mirët në botë, ndoshta janë. Thjesht të gjithë duhet të kënaqemi me ta”, u shpreh Enrique. /Telegrafi/