Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas humbjes ndaj Deportivo de La Coruna me rezultat 2-1.
Tekniku spanjoll e ka pranuar se pas fitores ndaj Paris Saint Germainit e dinin se kjo do të ishte një ndeshje e vështirë.
“Humbja ndaj Deportivos? Vetëm ata që e kanë jetuar gjërat që ne i kemi përjetuar këtë javë e dinë më së miri se çfarë do të thotë kjo humbje për ne”.
“Profesionistët duhet të dinë si të menaxhojnë situatat e tilla, por gjithmonë do të ketë ndeshjet të vështira”.
“E dinim se do të ishte e vështirë, një ndeshje gjithmonë është e ndikuar nga ajo çfarë ka ndodhur në ndeshjen paraprake”.
“Ata ishin të mirë në fazën mbrojtëse, por ka ende shumë ndeshje deri në fund. Jemi në fazën finale të kampionatit, askush nuk të dhuron asgjë”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/