Site icon Telegrafi

Enrique: Jeta intime me Kournikovan është më mirë se kurrë më parë

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova (Photo by Al Bello/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Enrique Iglesias është shumë i rezervuar në intervista në lidhje me jetën e tij private, kësaj radhe ka treguar shumë më tepër se që është dashur.

Këngëtari dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, janë në lidhje qe 17 vite, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar pritën në jetë binjakët Nikole dhe Lucy.

Derisa shumë prindër të rinj kanë probleme me romancën, Enrique ka thënë se jeta e tij seksuale është në momentin më të mirë – transmeton revista People.

Lexo po ashtu Lajmet për Enrique Iglesias

“Kryejmë shumë më tepër marrëdhënie seksuale se më parë. Jeta jonë seksuale nuk ka qenë kurrë më mirë”, ka treguar Iglesias.

Anna dhe Enrique u njoftuan në xhirimet e videoklipit muzikor “Escape” në vitin 2001 dhe që atëherë janë në lidhje.

Çifti i famshëm ka arritur që gjatë gjithë këtyre viteve, jetën e tyre private ta mbajë larg syrit të publikut.

Ndërkohë, mediat spekulojnë se ata edhe janë martuar në fshehtësi, edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar nga dyshja. /Telegrafi/

Exit mobile version