Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas fitores ndaj Osasuna.
Tekniku spanjoll ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe se ende beson te titulli.
“Jemi ende për titull, edhe pse jemi gjashtë pikë pas. Ne jemi Barca dhe do luftojmë për të ruajtur titullin e ligës”.
“Ndaj Osasunas ishim shumë aktiv në pjesën e parë, kemi shanse, por nuk mund të shënonim”.
“Kemi qenë në durueshëm dhe krijuam shumë. Jam i lumtur me paraqitjen qeë kamë parë”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/