Telegrafi

Enrique: Ishte një nga paraqitjet tona më të mira në mbrojte

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas fitores ndaj Las Palmas me rezultat 5-0.

Tekniku spanjoll ka thënë se ishte një ndeshje e mirë për kataluniasit, posaçërisht në fazën mbrojtëse.

“Objektivi ishte të bëjmë një ndeshje të mirë, por duhet të kishim kujdes pasi Las Palmas është një skuadër me kualitete”.

“Besoj se ishte një nga paraqitjet tona më të mira në fazën mbrojtëse. Në pjesën e parë mungoi efikasiteti, por në të dytën kemi konkretizuar të gjitha rastet”.

“Ne ishim superior ndaj kundërshtarëve”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/