Telegrafi

Enrique Iglesias shfaqet me flamurin shqiptar në koncertin e tij në Greqi

Këngëtari i njohur botëror, Enrique Iglesias, mbrëmë (e hënë), ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi.

Duket se në mesin e mijëra njerëzve që ishin të pranishëm në koncert, kishte edhe nga trojet shqiptare.

Kjo pasi në një moment ata i kanë hedhur flamurin në skenë dhe këngëtari shfaqet duke e valëvitur atë.

Enrique Iglesias (Foto: Instagram)

Enrique e ka mbajtur për disa minuta në duar flamurin teksa këndonte dhe fotoja e tij është bërë virale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enrique Iglesias

Edhe pse nuk dihet nëse Iglesias ia ka pasur idenë se cilin flamur ka pasur në dorë, të gjithë u gëzuan nga ai veprim i tij.

Enrique Iglesias (Foto: Instagram)

Ndryshe, Enrique është i njohur për hitet e tij si: “Hero”, “Bailamos”, “Tonight”, “Dimelo”, “Love to see you cry” etj. /Telegrafi/