Telegrafi

Enrique Iglesias në librin e rekordeve Guinness

Mbreti i latino pop-it, Enrique Iglesias është një nga disa muzikantë në botë që mund të mburren me rekorde të shënuara në Librin Guinness.

Enrique është gjetur në Librin e Rekordeve kohëve të fundit me dy çmime.

Çertifikatën nga Guinness ai ka fituar për “qëndrimin e gjatë në pozitën numër 1”, si dhe për “më së shumti hite numër 1” në Hot Latin top listat.

Enrique ka arritur këto rekorde me singlin e tij “Bailando”, që ishte në krye të top listës më shumë se 41 javë!

Këngëtari joshës është një nga artistët më të shquar të pop muzikës latine të të gjitha kohërave duke shitur mbi 137 milion albume në mbarë botën dhe ka fituar 3 çmime Latin Grammy.