Sonte (e premte) kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana mirëpret një prej yjeve më të njohura në botë të muzikës, Enrique Iglesias.
Artisti nga Spanja pritet të performojë në sheshin “Skënderbej” hitet e tij më të njohura si “Bailando”, “Hero”, “Subeme la radio”, e shumë të tjera.
Për këtë koncert kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një status në Facebook se fton fansat e këngëtari dhe publikun shqiptar që t’i bashkohen koncertit të madh.
“Mirë mëngjes, dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që përveç Iglesias, një tjetër artistë me famë botërore, Ricky Martin vjen në Tiranë për një koncert madhështor më 20 korrik.
Përndryshe, Tirana ndër vite ka mirëpritu yjet të njohura të muzikës mes tyre Rita Ora, Dua Lipa, Maluma. /Telegrafi/