Një nga muzikantët më të mëdhenj latin, Enrique Iglesias në turnetë botërore ka kënaqur dhjetëra femra që kanë pasur fat që t’i këndojnë këngën “Hero”.
Këngëtari është një prej meshkujt më të dëshiruara prej gjinisë femërore dhe shpeshherë në saje të tyre bëhet temë e medieve rozë.
Tashmë marrja e një fanse nga vendi i shikuesve dhe hipja mbi skenë, është bërë një rutinë për yjet botërore.
Në rast i tillë ka ndodhur në kryeqytetin holandez të Amsterdamit, teksa 43-vjeçari ka dhuruar spektakël të vërtetë.
Ai mori një vajzë në skenë dhe filloi të vallëzoj me të teksa në një moment nuk mundi të përmbahet dhe e kapi për të pasme fansen.
Vajza nuk kishte asgjë kundër kësaj, pasi që shfrytëzoi rastin për t’i rrëmbyer dy puthje Iglesiasit.
Mbetet të shihet reagimi i bashkëshortes së yllit, i cili është i martuar që nga viti 2001 me Anna Kournikovan.
Ndryshe, Enrique është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të sjell këngë të reja. /Telegrafi/