Franca është fituese e Ligës së Kombeve pasi në finale ka mposhtur Spanjën me rezultat 2-1.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, ku francezët triumfuan me përmbysje dhe polemikat më të mëdha ishin tek goli i dytë i shënuar nga MBappe.
Kishte reagime të ashpra se ishte pozitë jashtë loje, por në fund goli u pranua dhe Franca fitoi Ligën e Kombeve.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se nuk do ta komentojë golin, pasi nuk është mësuar të flas për gjyqtarët.
“Është e qartë se pamja nga pozicioni i trajnerit nuk është më e mira. Nuk dua të flas për atë gjë, nuk jam mësuar të flas për punën e gjyqtarit. Unë qëndroj i fokusuar në ndeshje”, tha Enrique.
Tutje trajneri spanjoll deklaroi se Spanja gjithmonë do të bëjnë lojën e saj, pasi nuk do të largohen nga identiteti i lojës së tyre.
“Spanja do të luajë gjithmonë lojën e saj, ne mund të jemi superiorë ose inferiorë, por kemi identitetin tonë. Unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë ditët e fundit”.
“Nuk jam i mirë në dhënien e notave. Jam i lumtur që kam parë kaq shumë tifozë. Është e qartë se do të luajmë dy ndeshje themelore për t’u kualifikuar, do të doja ta shihja këtë lulëzim edhe një herë”, deklaroi Enrique. /Telegrafi/