Site icon Telegrafi

Enrique flet para përballjes gjysmëfinale: E dashuroj Italinë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë

Italia dhe Spanja do ta zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Dy Kombëtaret e fuqishme evropiane do të jenë përballë nesër (e marte) me fillim nga ora 21:00 në stadiumin legjendar Wembley të Londrës.

E para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Kombëtares spanjolle, Luis Enrique i cili e ka vlerësuar lartë kundërshtarin duke e cilësuar si një ndeshje shumë të vështirë.

“Është gjithmonë e më e vështirë. Besoj se Italia është një skuadër argëtuese, që luan një futboll të bukur. Mban topin dhe di të ushtrojë presing si sipër në sulm, ashtu edhe pranë zonës së saj”.

“Është një skuadër e vështirë për tu përballur, do të jetë një ndeshje e vështirë, me intensitet dhe pasion”, tha Enrique.

Tekniku italian u pyet për një episod nga e kaluara kur morri një bërryl nga Tassoti në botërorin e vitit 1994, por ka thënë se ajo ngjarje është e harruar.

Tutje Enrique ka thënë se e dashuron Italinë dhe Romën, ku kishte një eksperiencë një vjeçare te Giallorosët.

” Është një çështje e gazetarëve, unë nuk e kam folur kurrë me lojtarët. E kam njohur Tassotin dhe nuk kam asnjë problem”.

“Unë e dua Italinë, më pëlqen Italia dhe më pëlqen Roma, ku kam përjetuar një eksperiencë shumë të bukur, edhe pse vetëm për një vit”.

“Për mua është gjithmonë një kënaqësi të luaj kundër Italisë, do ta bëjmë edhe në nëntor në Nations League. Dashuroj gjithçka nga Italia dhe nga Roma”, tha Enrique ndër të tjera.

Spanjollët deri në gjysmëfinale erdhën pasi mposhtën Kroacinë dhe Zvicrën, derisa Italia për të arritur këtu mposhti Austrinë pas vazhdimeve dhe Belgjikën në kohën e rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version