Luis Enrique e ka cilësuar si të merituar fitoren e Barcelonës në udhëtim ndaj Real Sociedadit.
Barcelona ka fituar në udhëtim ndaj Sociedadit me rezultat minimal me golin e Neymar të shënuar nga pika e bardhë, teksa Enrique këtë fitore e ka cilësuar si të merituar dhe i ka lavdëruar futbollistët e tij për fazën mbrojtëse.
“Ishte një fitore e merituar ndaj një rivali i cili duhet të na mund tani. Kualifikimi është ende në lojë”, deklaroi Enrique pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Unë do të doja të theksoj forcën mbrojtëse të ekipit, sidomos në fillim të lojës. Ky ishte çelësi i fitores”, përfundoi trajneri spanjoll.
Vlen të theksohet se kjo fitore e Barcelonës erdhi pas plot 10 viteve në stadiumin e Real Sociedadit, Anoeta. /Telegrafi/