Mesfushori i ri spanjoll shihet si pasardhës i Andres Iniestas.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique beson që Denis Suarez mund të shkojë hapave të Andres Iniestas dhe të bëhet një ‘magjistar’ në mesfushën e katalanasve.
Lojtari që këtë sezon u transferua te Barça nga Villarreali është duke mahnitur me paraqitjet e tij dhe sipas Enriques ai mund të bëhet një prijës i mesfushës së Barçës.
“Suarez zëvendësues i Iniestas në të ardhmen? Pse jo”, është përgjigjur Enrique.“Lojtarët duhet të përparojnë.
Atij i duhet kohë, por mos të harrojmë se Iniesta është një Harry Potter dhe bën magji në fushë dhe do të jetë e vështirë që t’i gjendet një zëvendësues.
Por, Denis është në rrugë të mbarë dhe shpresoj që të bëhet një pasardhës i Iniestas”, ka theksuar trajneri i Barcelonës.