Telegrafi

Enrique i bindur se Barca do të jetë kampione

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas fitores ndaj Real Betis.

Tekniku spanjoll ka thënë se kjo ishte një fitore e merituar dhe ai beson se La Liga këtë sezon do t’i takojë atyre, pasi ata nuk do të gabojnë.

“Ne kemi dominuar plotësisht gjatë gjithë ndeshjes edhe pse është gjithmonë e vështirë të luash kundër Betis”.

“La Liga është një kampionat shumë konkurrues dhe unë mendoj se të tre kandidatët janë të fortë. Besoj se askush nuk do të na kaloj, çdo gjë varët nga ne”.

“Jam i sigurt se kundër Espanyolit, Camp Nou do të jetë i mbushur përplot me flamuj”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/