Telegrafi

Enrique befason të gjithë, feston me fanellën e kësaj skuadre spanjolle (Foto)

Ka mbaruar edhe stinori 2015/16 në elitën e futbollit spanjoll me Barcelonën kampione.

Por interesante ishte edhe lufta për mbijetesë, ku në javën e fundit kishin gjasa për shpëtim Rayo Vallecano, Getafe dhe Sporting Gijon.

Më së miri kaloi në ndeshjen e fundit Sporting Gijoni, që mposhti 2-0 në shtëpi një Villareal të pa motivuar dhe shpëtoi pa rënë nga liga.

Kështu në Segunda Division u larguar dy skuadrat nga Madridi, Rayo Vallecano dhe Getafe.

Në festë për Sportingun ka qenë edhe trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili ka pozuar me fanellën e Sportingut.

Kujtojmë që Luis Enrique ka lindur në Gijon dhe ka luajtur për Sportingun deri në vitin 1991 para se të largohet në drejtim të Real Madridit. /Telegrafi/