Telegrafi

Enrique: 5-0 nuk është refleksion i lojës

Luis Enrique ka thënë se fitorja e thellë e Barcelonës prej 5-0 nuk e pasqyron rrjedhën e lojës ndaj Sporting Gijonit.

Barca iu afrua Realit në vetëm një pikë në tabelën e La Ligas dhe Enrique thotë se pavarësisht rezultatit të thellë, ndeshja ndaj Sportingut ishte tejet e vështirë.

“Rezultati nuk është i drejt. 5-0 u duk i lehtë dhe i thjesht, por ne e dimë të vërtetën”.

“Ndeshja nuk ishte një 5-0. Në fakt, Sportingut në 0-2 na bëri të vuajmë sepse një pranim i golit do të na komplikonte ndeshjen”.

“Ka hapësirë për përmirësime, sepse më pas aty janë befasitë. Ata ta shënojnë një gol dhe ta nxisin frikën për të barazuar, e më pas vjen edhe ndeshja tjetër”, deklaroi Enrique. /Telegrafi/