Përgjatë vitit 2017, fabrika e radiatorëve dhe kaldajave Enrad në Gjilan ka arritur që të eksportoje mbi 60% të prodhimit të radiatorëve, kaldajave dhe kaminave me pelet dhe dru, duke u bërë një nga eksportuesit kryesorë në nivel të përgjithshëm të vendit.
Rritja e eksporteve është arritur si rezultat i dizajnit modern të produkteve, efiçiencës së lartë si dhe garancionit afatgjatë.
Tani të gjitha produktet Enrad janë të pranishme në qendrat kryesore në Kroaci, Slloveni, Greqi, Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Bosnje dhe Mal të Zi. Së shpejti pritet të jenë prezente edhe në Poloni, Austri dhe Suedi.
Te gjitha produktet Enrad janë të certifikuara me markën CE nga instituti HLK Stuttgart, ndërsa sistemi i menaxhimit të kualitetit është sipas standardit ISO 9001, i certifikuar nga TUV Austria. Produktet Enrad janë të njohura për efiçiencë të lartë të energjisë, pasi që shfrytëzueshmëria është mbi 93%.
Fabrika Enrad sot ka mbi 250 të punësuar, ndër ta inxhinierë dhe dizajnerë të trajnuar në Itali, si dhe saldues të vlerësuar nga ekspertë gjermanë dhe të kualifikuar sipas standardeve të caktuara nga Komiteti Europian për Standardizim.
Për më shumë informata kontaktoni me e-mail në info@enrad-ks.com, ose vizitoni https://www.facebook.com/EnradLLC/
Artikull i sponzoruar