Site icon Telegrafi

Ënjtja e duarve dhe disa metoda trajtimi në shtëpi

(Foto: Medical News Today)

Ënjtja e duarve është diçka që ndodh rëndom si pasojë e akumulimit të lëngjeve brenda indeve.

Ajo është shkak i shumë faktorëve, ku përfshihen: ndryshimet në temperaturë, por edhe sëmundjet e fshehura.

Në shumicën e rasteve, ënjtja largohet pa pasur nevojë për një trajtim specifik, transmeton AgroWeb.

(Foto: Heart FM)

Duke lexuar më poshtë do të mësoni për trajtimet e thjeshta në kushtet e shtëpisë që të zgjidhur këtë problem:

Kur duart ju ënjtjen në mëngjes

Ënjtja e duarve bie shumë në pah në mëngjes. Shtendosja e trupit është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar në qarkullimin e lëngjeve. Mbajini duart sipër kokës, me drejtim nga tavani dhe qëndroni në këtë pozicion për disa sekonda. Lëvizini duart në formë rrethore dhe më pas mblidhini në grusht. Përsëriteni këtë lëvizje pesë herë.

Ënjtja e duarve për shkak të temperaturës së lartë

Duart ënjtjen lehtë edhe kur bën vapë. Temperaturat e larta nxisin zgjerimin e enëve të gjakut dhe kur kjo ndodh disa lëngje akumulohen në pjesën e duarve. Mbajini duart dhe kyçet nën ujë të ftohtë. Shmangni rrobat e ngushta që nxisin fryrjen dhe hiqni orët ose bizhuteritë që pengojnë qarkullimin.

(Foto; Wrist Support)

Ënjtja e duarve gjatë shtatzënisë

Ënjtja e gjymtyrëve është një nga problemet më të hapura gjatë shtatzënisë. Ky problem njihet rëndom si edem. Gratë shtatzënë duhet të veshin rroba të lirshme, të jenë aktive dhe të mbajnë këmbët të ngritura.

Ënjtja e duarve pas ushqimeve të kripura

Nëse njeriu ha shumë ushqime të kripura, atëherë përballet shpesh me ënjtjen e duarve. Kripa e tepërt i nxit qelizat të përthithin më shumë lëngje. Një mënyrë e mirë për të hequr ënjtjen është të përdorni kompresa të ngrohta e të ftohta duke i alternuar me njëra tjetrën për çdo 20 minuta. Kufizoni kripën dhe jini aktivë. Ekspertët këshillojnë që njerëzit të përpiqen të mos qëndrojnë shumë gjatë ulur dhe të shtendosen vazhdimisht.

(Foto: Georgia Hand, Shoulder&Elbow)
Exit mobile version