Telegrafi

Enis Ujkani sjellë në Prishtinë teknologjinë televizive më të avancuar në televizionin e ri

Enis Ujkani sjellë në Prishtinë teknologjinë televizive më të avancuar në planet producenti dhe moderatori, Enis Ujkani, në çdo shtator sjellë risi absolute në mediat tona: TV Show formatet më të famshme në gjithë boten ai i sjellë në versionin shqip, deri më tani ka lansuar 12 spektakle në mediat tona në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, por kësaj radhe ka sjellë një teknologji që në vendin tonë deri më tani është e panjohur.

Bëhet fjalë për TechnoDolly një teknologji për xhirime super precize që programohet për xhirim. TechnoDolly ka fituar shumë çmime ndërkombëtare por edhe çmimin “Oscar’ si një zbulim i madh i teknologjisë revulucionare për xhirime precize dhe spektakolare.

Teknologjia Zero Density Virtual Augumented Reality aktualisht numër një në tregun global.

Kamerat të versionit Broadcast Grass Valley LDX, aktualisht lider botëror për televizion.

Ujkani ka sjellë një ekip të televizionit gjerman RTL për trajnimet të ekipit kosovar, gjithashtu edhe ekipi nga Kosova ishte në trajnime në televizionin RTL, pritet shumë shpejt në vendin tonë të fillojë një projekt i ri që vjen si një mrekulli dhe risi absolute.

Nga ajo që shihet në postimet e Ujkanit në rrjetet sociale vërehet se ky është një projekt shumë i madh që do të jetë shumë interesant për gjithë shikuesit. /Telegrafi/