Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së), u mbajt ceremonia e dorëzim –pranimit të detyrës së Ministrit të Zhvillimit Rajonal.
Enis Kervan pranoi detyrën nga Fatos Qerimi, Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.
Me këtë rast, Qerimi e njoftoi Kervan me të gjitha sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si Ministri e re dhe punën që është bërë.
Qerimi i dorëzoi Kervan gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e Ministrisë. /Telegrafi/