“Është e vërtetë se Fetahu është kthyer në ekipin tonë. Ai nuk është siç ka qenë kur kishte moshë më të re, por na nevojitej një lojtar si ai, i cili me përvojën që ka në momente të caktuara mund të jetë vendimtar”.
“Them kështu, normalisht, nëse ai përgatitet deri në fillim të sezonit pranveror. Në të kundërtën, ndeshjet do t’i përcjellë nga tribuna”, deklaroi trajner i Prishtinës, Afrim Tovërlani, për gazetën Express.
Përveç Fetahut, Prishtina deri më tani e ka transferuar nga Mali i Zi, Argzim Rexhoviqin, derisa nga Hajvalia e ka marrë Drilon Berishën, sikurse që e ka transferuar Leart Eminin nga Hysi./Telegrafi/