Site icon Telegrafi

Enis Fetahu drejt pensionimit

Enis Fetahu, është njëri ndër sulmuesit më të mirë në Kosovën e pasluftës. Fetahu i njohur me nofkën “Mister goli”, aktualisht është pjesë e Prishtinës.

Fetahu në një bisede për KosovaPress, kujton me endje periudhën disa vjeçare të tij në ‘tapetet’ e nxehta të vendit tonë.

Ai tashmë futbollin që dikur ishte primare për të, e ka vënë në rend të dytë.Fetahu thotë se gjatë karrierës së tij ka përjetuar gjëra të mira, sidomos në periudhën kur ishte anëtar i Kosovës së Prishtinës, skuadër që ka kohë që ka humbur vendin në mesin e skuadrave elitare.

“Tashmë futbolli është në plan të dytë. Në këto kushte nuk ia vlen t’i lë anash punët e mia për futboll. Futbollin e kam pas primare, por tani gjerat janë ndryshe”, ka thënëFetahu.

“Gjatë karrierës sime ka pasur gjera shumë të mira, veçmas kur isha lojtar i Kosovës së Prishtinës dhe atëherë ishte krejt ndryshe. Në cilindo klub që kam shkuar kam pasur suksese të mëdha”, tha ai.

Goli më i bukur

Fetahu, i cili dukur ishte i pamëshirshëm për portat kundërshtare, kujton golin më të bukur gjatë gjithë karrierës së tij.

“Goli im më i bukur ka qenë kur isha pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-16, kur në Prizren shënova gola nga 30 metra. Pa dyshim ai ishte goli më i bukur”, ka theksuar Fetahu.

Ai tani është duke e menduar që t’i varë ‘këpucët në gozhdë’. Fetahu është duke menduar të organizojë një lojë lamtumirës.

“Akoma jam anëtar i Prishtinës dhe këtu do ta mbyll karrierën. Vjen një moment që duhet menduar fundin e karrierës. Loja lamtumirës do të jetë një spektakël”, ka pohuar Fetahu.

Ai ka folur edhe për përfundimin e pjesës së parë të garave. Sipas tij, befasi e këtij sezoni është Llamkos Kosova. Fetahu mendon se cilësia e futbollit ka pësuar ramje.

“Mendoj se befasia e këtij sezoni është Llamkos Kosova, e cila është treguar skuadër solide. Sa i përket cilësisë mendoj se ka ramje të madhe”, ka përfunduar Fetahu.

Ai shpreson se pjesa e dytë e garave do të jetë më joshëse, e më kualitative në mënyrë që shikueshmëria në stadiumet tona të ketë rritje. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version