Site icon Telegrafi

Enis Bytyqi heziton të flasë për jetën private (Video)

Enis Bytyqi, edhe pse një këngëtar i pëlqyer, ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Pas studimeve në drejtimin Tregti dhe Marketing, ka filluar punën si menaxher në një kompani gjermane që i organizon të gjitha panairet ndërkombëtare.

“Sillesh” është projekti i fundit që këngëtari ka sjellë në treg, projekt ky që për një kohë shumë të shkurtër ka marrë shumë klikime dhe është pëlqyer.

Sa i përket jetës private, është më i rezervuar dhe nuk dëshiron të flasë shumë. I pyetur nga KosovaPress nëse është në lidhje, Enisi ka dhënë një përgjigje që ka lënë vend për dyshime. “P-jo”, është përgjigjur ai, ndërsa ka treguar se te një femër është buzëqeshja ajo që i pëlqen.

Këngëtari gjithashtu ka folur edhe për herën e parë të tij në skenë, ku ka thënë se ka udhëtuar 500 kilometra dhe se nuk ka pasur as këngë të vetën, por është prezantuar me këngë të artistëve shqiptarë.

Projekti i parë që Bytyqi e kishte sjellë para publikut, ka qenë kënga “Të ndjej”, këngë kjo që është lansuar në vitin 2006. Sipas tij, kënga ishte pritur shumë mirë, pasi që në atë kohë nuk ka pasur shumë artistë dhe ka qenë këngë më trendi dhe i ishte përshtatur kohës.

Projekti i fundit i këngëtarit, kënga “Sillesh”, është ajo që i fle atij më shumë, për shkak të suksesit të dhe momenteve të bukura që i ka pasur gjatë realizimit.

Në fund të prillit këngëtari do të vijë me një këngë të re solo, e cila do të jetë ritmike. Ai ka treguar se verën e ka rezervuar për një bashkëpunim.

Exit mobile version