Site icon Telegrafi

Enis Bytyqi bëhet pjesë e UNICEF-it: Jam i lumtur që mund t’i ndihmojë fëmijët dhe familjet në nevojë

Enis Bytyqi (Foto: Instagram/enisbytyqiofficial)

Enis Bytyqi vazhdon të mbetet njëri nga artistët më të dashur për publikun.

I njëjti është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat e tij postime nga më të ndryshmet.

Krahas karrierës profesionale, ai së fundmi ka bërë të ditur se i është bashkuar UNICEF-it, organizatë kjo që dëshiron të garantojë që asnjë fëmijë të mos mbetet pas dhe se zhvillimi mbështetet në drejtësi.

“Familja është fjala më e bukur. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e UNICEF për t’i ndihmuar fëmijët dhe familjet që kanë nevojë përreth botës”, ka shkruar Bytyqi.

Lexo po ashtu Enis Bytyqi publikon këngën e re "Melodi"

Këngëtari po ecën mjaft mirë edhe në muzikë, gjersa para pak ditëve publikoi këngën e re të titulluar “Melodi”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version