Telegrafi

Enis Bytyçi, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik U-18

(Foto: Facebook/KOK)

Federata Atletike së Kosovës me atletët Junior (U-18) e përfaqësuan denjësisht Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i cili u mbajt më 12 qershor në Tivar të Malit të Zi.

Në këtë kampionat Kosova u përfaqësua me tetë atlet, gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Suksesin kulmor atje e arriti atleti nga Malisheva. Enis Bytyçi, i cili u stolis me medaljen e artë duke e merituar plotësisht atë, raporton KP.

Atleti jonë medaljen e artë e siguroi në disiplinën 400 metra në kategorinë U-18.

Atletët tjerë që e përfaqësuan Kosovën në këtë kampionat ishin:

Olti Bytyçi në disiplinën 800m

Ezan Kryeziu në disiplinën 800m

Enis Bytyçi në disiplinën 400m

Emine Jenuzi në disiplinën100m

Delvinë Hajdari në disiplinën 100m

Albian Kuqi në disiplinën hedhja e gjyles

Amel Abazovic në disiplinën hedhja e diskut

Ibush Ademi në disiplinën kërcim së gjati