Telegrafi

Enis Bardhi me supergol ndal Italinë në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka ndalur me barazim 1-1 Italinë në ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionaton Europian 2024.

Pjesa e parë në stadiumin “Todor Proeski” u mbyll me barazim pa gola, ndërsa dy minutat e para të fraksionit të dytë sollën gol për Italinë, ku autor ishte sulmuesi Ciro Immobile.

Mirëpo në minutën e 81-të Enis Bardhi barazoi shifrat me një supergol.

Kapiteni shqiptar ishte realizoi një perlë të vërtet nga gjuajtja e lirë, duke mposhtur kështu Donarumën.

Deri në fund kishte edhe disa tentativa nga të dyja anët, mirëpo ndeshja u mbyll me barazim dhe me një pikë të vlefshme për Maqedoninë në këto eliminatore. /Telegrafi/