Telegrafi

Enis Bardhi i siguron një pikë Maqedonisë së Veriut ndaj Sllovenisë

Momenti i golit të Enis Bardhit (Foto: Macedonian Football)

Maqedonia e Veriut ka luajtur baras (1-1) si mysafir i Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’ të vlefshme për Grupin G.

Skuadra nikoqire kaloi në epërsi me golin e Miha Zajc në pjesën e parë (34′) dhe shkoi në pushim me avantazh.

Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin. Ezgjan Alioski sulmoi nga krahu i majtë dhe dërgoi një harkim në zonë, i cili shkoi drejt Enis Bardhit, ndërsa mesfushori 23-vjeçar e dërgoi në rrjetë (47′).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enis Bardhi

Krahas dyshes së përmendur, në këtë sfidë nga minuta e parë luajtën edhe shqiptarët tjerë, Egzon Bejtulai dhe Visar Musliu.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Maqedonia e Veriut numëron katër pikë, pasi krahas barazimit me Slloveninë, ka arritur fitore (3-1) si vendas kundër Letonisë. /Telegrafi/