Telegrafi

Enis Bardhi po shkëlqen – shënon dy gola në ndeshjen e ‘çmendur’ ndaj Celta Vigos

Futbollisti shqiptar që luan te Levante, Enis Bardhi, po kalon formë shumë të lartë në ndeshjet e fundit.

Ai sot në përballje ndaj Celta Vigos, ka arritur të shënojë dy gola.

Rezultati në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Levantes momentalisht është 2-2.

Bardhi shënoi për 1-0 dhe 2-0, por Celta pastaj u kthye në lojë me dy gola të shpejtë.

Levante nuk është duke e rrezikuar nga rënia, ndërsa Celta Vigoas i duhet një rezultat pozitiv në këtë ndeshje për të shpëtuar nga rënia.

 

Me këto dy gola të sotme, nis Bardhi ka shënuar gjithsej shtatë herë në La Liga. /Telegrafi/