Enis Bardhi ka vazhduar me formë të lartë edhe në xhiron e 36-të në La Liga.
Edhe pse Levante u mposht 2-1 nga Athletic Bilbao, lojtari shqiptar e mbylli sfidën me një gol të shënuar.
Raul Garcia i shënoi të dy golat për mysafirët (4’/45’+1), e në pjesën e dytë vendasit ishin më të rrezikshëm.
Levante tentoi që së paku të merrte një pikë nga ky takim, mirëpo që ishin të pafat.
Ishte minuta e 71-të kur Borja Mayoral e gjeti në mënyrë perfektë Enis Bardhin në zonën e rreptësisë, e që ky i fundit u tregua i saktë duke futur topin në rrjetë.
Ky ishte goli i pestë në këtë edicion për Bardhin, derisa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OW2m2aQku-A&ab_channel=GiorgiJavoiani