Shpesh mashtrimet optike dhe enigmat na intrigojnë, madje edhe na nevrikosin nëse nuk dimë t’i zgjidhim
Në sajtin “Quora” është publikuar edhe një e tillë, me autorësi të autora Kumara Ankita, transmeton Telegrafi.
Vizatim i thjeshtë i cili është transformuar në enigmë fenomenale i paraqitur si piramidë e madhe dhe duhet gjetur numrin e saktë të trekëndëshave në atë vizatim.
Vizatimi është shpërndarë disa mijëra herë në Facebook dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh përdoruesish.
Pos shpërndarjes, numri i komenteve është i madh, sepse kryesisht në komente shkruhen rezultatet, ndërkaq numrat kanë lëvizur nga 4 në 44.
A dini sa trekëndësha ka në foto?
Mos u brengosni nëse nuk arrini në herën e parë ta zgjidhni këtë enigmë, sepse nuk duhet të jesh inteligjent mbinatyror për ta zgjidhur.
Është e nevojshme vetë të dini strategjinë dhe ajo tashmë është më shumë se gjysma e punës.
Duke përdorur të njëjtën strategji për çdo radhë, ekzistojnë gjashtë trekëndësha në çdo kat të piramidës. /Telegrafi/