Ilustrimi që e shfaqë një qendër tregtare, me shumë blerës dhe mallra, kërkon të gjendet Babadimri që ndodhet në të.
Fillimisht, gjithçka duket e lehtë, por shumica e tyre kanë kapelat bardh e kuq, si dhe rrobat e ngjashme me plakun e Vitit të Ri, teksa vetëm njëri është i vërteti, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz e kanë provuar enigmën festive, por pak prej tyre arritën ta gjejnë.
Aq më pak për 18 sekonda, që autorët pretendojnë se është e mjaftueshme për ta gjetur.
“E shikova se ku ndodhet, në imazhin e rrethuar, por sërish po më humbë”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/