Site icon Telegrafi

Enigma e cila do t’ju mundojë shumë: Përpiquni të gjeni pilotin në më pak se 60 sekonda

Kjo enigmë e re ka hutuar edhe ata të cilët krenohen që kanë “sy skifteri” dhe që janë shumë të shkathët

Nëse qëndroni fuqishëm pas këtij mendimi, kujdes, sepse kjo enigmë kërcënon t’ju bindë të kundërtën.

Para jush është ilustrimi në të cilin është skicuar aeroporti në të cilin janë një avion, udhëtarët, vetura, autobusi por edhe piloti.

Detyrë juaja është që ta gjeni në më pak se 60 sekonda, transmeton Telegrafi.

Sipas autorit të enigmës, vetëm 24 për qind e njerëzve ka arritur të gjejë pilotin në më pak se një minutë.

Ajo që e dallon nga të tjerët është uniforma, andaj kushtoni mirë kujdes rrobave.

A ia arritët ta gjeni?

Nëse përgjigjja juaj është negative, ne ju ofrojmë një ndihmë të vogël – piloti gjendet në pjesën e poshtme të majtë në këndin e ilustrimit.

Sa kohë ju është dashur për të dalluar pilotin? Ndajeni me ne në komente. /Telegrafi/

Exit mobile version