Site icon Telegrafi

Eni Koçi zbulon kuptimin e emrit të saj

Eni Koçi është shumë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme.

Ajo së fundi ishte përfolur për lidhjen me këngëtarin Genc Prelvukaj, ku disa herë janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Së fundi, biondina ka gjetur kohë që t’i përgjigjet fansave përmes llogarisë personale në Instagram.

Ajo është pyetur rreth domethënies së emrit kaq të shkurtër dhe se pse është kaq i veçantë.

“Shkurtim i emrit të gjyshit tim. E ka pasur emrin Enver dhe mua më quajtën Eni”, u përgjigj këngëtarja.

Lexo po ashtu Urimi plot dashuri i Genc Prelvukajt për Eni Koçin

“Jemi dashtë” është projekti i fundit i bukuroshes dhe deri më tani është shikuar mbi dy milionë herë në Youtube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version