Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, tash e disa vite është zhvendosur në Londër ku edhe aktualisht studion për mjekësi.
Megjithatë, në muajt e nxehtë këngëtarja është kthyer në Shqipëri pranë familjarëve të saj për të kaluar pushimet bashkë me ta.
Në llogarinë e saj në Instagram, Eni na ka treguar se ka vizituar qytetin e saj të lindjes, i cili është Berati, ndërkohë që jetesa e saj prej shumë vitesh është në Tiranë.
Ndryshe, ajo vazhdon të jetë aktive edhe në skenën muzikore. Aktualisht projekti i saj i fundit muzikor është “S’po t’gjej” i publikuar dy muaj më parë, me të cilin ka arritur mbi tre milionë klikime. /Telegrafi/