Telegrafi

Eni Koçi testohet për COVID-19 pasi partneri i saj, Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv

Foto: Instagram

Ditën e djeshme (e martë) artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka njoftuar fansat e tij përmes rrjeteve sociale se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përkundër masave mbrojtëse dhe kujdesit ndaj parandalimit të virusit, ai tregoi se ka dalë pozitiv.

Megjithatë, pas kësaj duket se testit për coronavirus i është nënshtruar edhe partnerja e tij, Eni Koçi, pasi të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Eni Koçi (Foto: Instagram)

Në një postim të ndarë në InstaStory, Koçi tregon se ka bërë testin serologjik por që në bazë të rezultateve ka qenë e infektuar me virus para tre muajve.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj rezulton pozitiv me COVID-19

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para 3 muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejt të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë”, ka shkruar ajo.

Pavarësisht kësaj, Eni javën e kaluar publikoi këngën e re të titulluar “Lamtumirë” në bashkëpunim me grupin Fisnikët. /Telegrafi/