“Afër Teje”, është projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare, Eni Koçi në bashkëpunim me Olsi Bylykun.
Ndërsa tani, bjondina ka bërë të ditur se sërish do të ketë një bashkëpunim nga ana e saj duke mos e zbuluar këngëtarin.
“Larg”, do të titullohet kënga e re e saj, ku iu ka lënë hapësirë fansave të komentojnë për artistin me të cilin mendojnë se e ka realizuar këtë këngë.
Eni momentalisht është duke e shijuar edhe jetën private e cila vitin e kaluar është fejuar me këngëtarin, Genc Prelvukaj.
Biondina 23-vjeçare gjithashtu është pjesë edhe e labelit “Black Fish Entertainment”, grup ky i formuar nga Genci shumë vite më parë. /Telegrafi/