Para një muaji solli këngën më të re para fansat, e cila po pëlqehet prej tyre.
“Afër teje”, titullohej kënga e fundit e bukuroshes Eni Koçit, e cila bashkëpunoi me Olsi Bylykun.
Por, e fejuara e këngëtarit Genc Prelvukaj, duket se nuk do të ndalet me kaq pasi që ka filluar regjistrimet për këngën e re.
Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar edhe disa vargje të këngës së, e cila për tematikë duket se ka një histori të përfunduar të dashurisë.
“S’janë detet as qytetet, neve na ndajnë gabimet. Larg. Së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në rrjetet sociale.
Ndryshe, Koçi ka paralajmëruar edhe një numër të madh të koncerteve në trojet shqiptare dhe diasporë. /Telegrafi/