Eni Koçi ka qenë kohët e fundit e përfolur për linjat trupore, por edhe supozimet rreth një lidhje me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Por, deri më tani dyshja nuk e kanë pohuar dhe mohuar romancën e tyre duke ia lënë kohës që të dëshmojë të vërtetën.
Së fundi, këngëtarja bashkëpunoi pikërisht me Prelvukajn për këngën e re, e cila u prit mjaft mirë prej fansave dhe audiencës së gjerë.
Megjithatë, duket se këngëtarja po vazhdon të punoj në një projekt të ri muzikor, të cilin do ta sjell shumë shpejt.
Kështu së paku ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një imazh të marrë prej videos së re.
“Ndokush dëshiron të më bashkohet. Jemi dashtë. Këtë muaj. Video e re”, ka shkruar ndër të tjerash biondina në rrjetet sociale.
Ndryshe, Eni pritet që të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit 2018 gjersa do të jetë e pranishme në një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/