Të shumtë kanë qenë njerëzit që morën pjesë në protestën e organizuar në Tiranë nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur.
Reagimet po ashtu në rrjete sociale nuk munguan as nga fytyrat publike, ku përveç Stresit një koment së fundmi e bëri edhe artistja Eni Koçi.
Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi nga protesta, teksa thekson se është e lumtur që e gjithë Shqipëria i ka thënë jo këtij projekti.
“Krenare. Kundër ‘Ballkanit të hapur’. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt”.
“Serbia dhe të tilla marrëveshjesh nuk do të pranohen kurrë nga ne”, është shprehur më tej 25-vjeçarja.
Ndërkaq, reperi Stresi vetëm pak më parë publikoi një video duke e djegur flamurin e Serbisë.
Vuçiç theksojmë që gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’. /Telegrafi/