Telegrafi

Eni Koçi publikon pamje brenda festës për ditëlindjen e 25-të të organizuar në Tiranë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen e 25-të.

Me këtë rast i është organizuar një festë madhështore në Tiranë me miqtë dhe të afërmit e saj.

Derisa po kremton ditën e saj speciale, Eni ka ndarë imazhe e video të ndryshme në rrjetet sociale.

Në një nga fotografitë e fundit ajo shfaqet përkrah të fejuarit të saj, reperit Genc Prelvukaj.

“Me gjysmën time më të mirë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Feston ditëlindjen e 25-të, Genc Prelvukaj me dedikim për Eni Koçin: Edhe një mijë jetë po të kisha nuk do gjeja kurrë si ti

Urimet ndërkaq kanë vazhduar nga miqtë e ndjekësit që mban në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Eni Koçi (Foto: Instagram)

Eni ndryshe prej vitesh ka nisur karrierën në muzikë dhe deri më tani ka sjell një sërë hitesh.

Ajo njihet më shumë për: “S’po t’gjej mo”, “Vetëm ti”, “Tek ty”, “Je gjithçka” etj. /Telegrafi/

Eni Koçi (Foto: Instagram)