Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen e 25-të.
Me këtë rast i është organizuar një festë madhështore në Tiranë me miqtë dhe të afërmit e saj.
Derisa po kremton ditën e saj speciale, Eni ka ndarë imazhe e video të ndryshme në rrjetet sociale.
Në një nga fotografitë e fundit ajo shfaqet përkrah të fejuarit të saj, reperit Genc Prelvukaj.
“Me gjysmën time më të mirë”, ka shkruar ajo.
Urimet ndërkaq kanë vazhduar nga miqtë e ndjekësit që mban në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
Eni ndryshe prej vitesh ka nisur karrierën në muzikë dhe deri më tani ka sjell një sërë hitesh.
Ajo njihet më shumë për: “S’po t’gjej mo”, “Vetëm ti”, “Tek ty”, “Je gjithçka” etj. /Telegrafi/