Këngëtarja e njohur, Eni Koçi dhe partneri i saj, artisti Genc Prelvukaj, ditë më parë sollën projektin e ri muzikor të quajtur “Ama”.
Në fund të videoklipit, çifti zbuluan se janë në pritje të një fëmije dhe se është vajzë.
Biondja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale nga momenti kur e kanë zbuluar gjininë e foshnjës.
“E bekuar. Zbulimi i gjinisë së foshnjës. Është vajzë”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë urimet që janë bërë krahas postimit në fjalë nga miqtë e ndjekësit.
“Ama” përndryshe flet për dashurinë e dyshes, të cilët janë në një romancë dashurie prej shumë vitesh.
Ata po ashtu treguan se janë të martuar që nga viti 2019. /Telegrafi/